Vaji i arganit e hidraton flokun dhe i jep shkëlqim dhe butësi. Duke depërtuar në flokë, vaji i arganit e përmirëson elasticitetin e saj, dhe stimulon rritjen. për shkak të vetive antioksiduese i rigjeneron qelizat e flokut, duke reduktuar dëmtimin e saj. është i shkëlqye për të gjitha llojet e flokut. i ndihmon flokëve të rinovohen dhe i kthen shkëlqimin. mbron nga kimikatet e dëmshme dhe nxehtësia e tharëses. është i shkëlqyer për kujdesin e flokut gjatë të gjithë vitit, sidomos në periudhën e dimrit dhe të verës, pasi që atëherë flokët janë më të ekspozuar ndaj ndikimeve të dëmshme. Ngjyrosja e flokut shkakton dëmtim të caktuar, e dobëson dhe i humbet butësinë dhe shkëlqimin. Vaji i arganit është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe omega 9, prandaj edhe e ushqen flokun nga majat tek rrënjët. Vaji i arganit është jashtëzakonisht i lehtë dhe depërton me lehtësi në lëkurë, duke mundësuar ndjesi të lëmuar dhe të mëndafshtë.
Vetitë kurative të vajit të bajameve njihen qysh në kohët antikitet në Mesdhe, ndërsa përdorimi i tij është universal. Përdoret për mbrojtjen e përgjithshme të trupit, por edhe në ushqim. Është i pasur me proteina bimore, vitaminë А, B1, B2, B6 dhe vitaminë Е. Po ashtu përmban edhe tre lloje acidesh yndyrore Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9. Vaji i bajameve përftohet nga ekstraktet e fryteve të thata të bajames. pasi që është i pasur me vitaminë А, e shpejton rritjen e flokut dhe ndihmon në rinovimin e qimes. përveç se i jep lagështirë, ushqen dhe mbron lëkurën, i jep butësi dhe lëmim, e ngadalëson plakjen dhe e përmirëson tonin.
Vaji i avokados përftohet nga përpunimi i ftohtë i tulit të frytit. Ka nivele të ulta të aciditetit dhe produkteve oksiduese, si edhe e ruan koncentrimin e lartë të vitaminës Е. Përbërja kimike është shumë e ngjashme me atë të vajit të ullirit. Është shumë i pasur me acide yndyrore mono të pangopura (82%) me të cilat lidhen vetitë terapeutike kryesore të vajit. Vaji i avokados përdoret në kulinari dhe kozmetikë. Depërton fuqishëm në rrënjët dhe fijet e flokëve, rigjeneron strukturën e flokut, e hidraton, jep shkëlqim , e përmirëson cilësinë e flokut (me përdorimin e rregullt ), përshpejton rritjen e flokut, i rigjeneron fundet e fijeve të flokut dhe parandalon rënien. Mbron nga rrezet UVA dhe UVB.
Ricini është një prej helmeve më të forta në botë, por vaji i tij nuk është aspak toksik. Në të vërtetë është kurativ. Përfitohet nga bima e ricinit (lat. Ricinus communis). Për shkak të vetive shëruese që ka emri popullor është “pëllëmba e Krishtit”. Në shekuj është përdorur për qëllime të ndryshme. Për shembull, në Greqi është përdorur si vaj trupi dhe për të përshpejtuar zgjatjen e flokut. Por ajo që e bën të veçantë është acidi i rrallë ricinik, prej të cilit ky vaj është tejet kurativ. Acidi ricinik gjendet vetëm në këtë vaj si edhe në disa lloje të veçanta kërpudhash. Për shkak të koncentrimit të lartë të këtij acidi në përbërjen e tij vaji i ricinit përmban veti të fuqishme anti-mikrobiologjike dhe anti inflamatore. Përveç se në kurimin e sëmundjeve, vaji përdoret edhe në kozmetikë, për shkak të koncentrimit të lartë të vitaminës Е. Karakteristikat e veta hidratuese e bëjnë ideal për lëkurën dhe flokun e thatë. Vaji i ricinit quhet ari i lëngshëm për flokun. Jo vetëm që i jep flokut një paraqitje të shëndetshme , por e përmirëson edhe teksturën, përshpejton rritjen dhe ka ndikim të mirë në të. Është i trashë, në ngjyrë të artë dhe përfitohet nga përpunimi i ftohtë i fryteve të bimës së ricinusit.
Gjalpi shea Yndyra në ngjyrë të verdhë të zbehtë përftohet nga frytet e arrave që rriten në drurin Shea. Njihet për veprimin çudibërës në lëkurë, për shkak të absorbimit të shpejtë, duke mos lënë asnjë gjurmë yndyre. Tek afrikanët përdorimi i saj është i madh, nga melhem për buzët dhe balsam për flokët, e deri tek melhemet kuruese, kremrat e diellit, losione për kujdesin e lëkurës së fëmijëve, si përbërës i sapunëve, si edhe tek detergjentet për pastrim. Pema Shea ende quhet “ari femëror”, pasi që është burim ekzistence për mjera afrikanë. Prandaj edhe është e ndaluar prerja e degëve të pemës, ndërsa frytet e saj konsiderohen si hyjnore. Gjalpi Shea përdoret në ushqim, por gjithsesi që përdorimin e saj më të madh e ka në industrinë kozmetike. Përdoret si përbërës i qumështit të trupit, sapunëve, kremrave të fytyrës, kremrave të duarve, losioneve dhe regjeneratorëve të flokut. efikasitetin më të madh e jep tek lëkurat e thata dhe të irrituara. është efikas në regjenerimin e lëkurës së vjetër. Po ashtu gjalpi është i mirë për qetësimin dhe ushqimin e flokut. praktik, është i favorshëm për çdo grua që dëshiron flokë dhe lëkurë të shëndetshme dhe të mirëmbajtur.
Vaji i kokosit Vaji i kokosit përbëhet nga rreth 50% acid larik. Është pikërisht ky acid që gjendet tek qumësht i gjirit dhe që përbën burimin tjetër të vetëm të njohur të acidit larik. Ky përbërës, që i jep vajit të kokosit veti antivirusale, antimykore dhe antibakterike është edhe i dobishëm edhe për përdorim të jashtëm. Vaji i kokosit ndihmon për të pasur flokë që rriten shëndetshëm. Rigjeneron flokun e thatë dhe të dëmtuar, duke mundësuar mbrojtje të mirë dhe duke i dhënë shkëlqim të veçantë.
Vaji i ullirit Vaji i ullirit është gjithashtu një dhuratë e natyrës dhe aleati më i mirë kundër zbokthit dhe fundeve të djegura të flokëve. Vaji i ullirit është produkti më i mirë i natyrës që mund t’ja lejojmë lëkurës dhe trupit tonë. Mjet i fuqishëm për trupin, për lëkurë si mëndafsh dhe flokë si zanë.