Vajrat eterikë janë tretësira të koncentruara që përftohen nga bimët-lulet, trungu, lëvorja e drurit dhe kanë aromë të këndshme që vepron me efikasitet në mendje, trup dhe shpirt.
Ky është shkaku që ato përdoren me shekuj për qëllime të ndryshme: për kurim, pasurimin e shijes së ushqimit, për qirinj luksozë aromatikë, parfume dhe medikamente.
Përftohen nga qindra bimë, që do të thotë se shpesh e ndryshojnë ngjyrën, aromën, pamjen dhe përbërjen.
Çdo metodë prodhon një produkt pak më të ndryshëm, kështu që mundemi që të përftojmë koncentrat absolut vaji dhe vaji esencial. Të gjitha veprojnë shkëlqyeshëm për trupin dhe mendjen.
Aromaterapia është një formë e mjekësisë alternative, e cila shfrytëzon ekstrakte bimore të avullueshme, të njohura si vajra eterikë, por edhe komponentë të tjerë aromatikë, me qëllim që të ndryshojë mendimin, disponimin, aftësitë njohëse dhe shëndetin e një personi. Parfumi është një përzierje me vajra eterikë aromatikë dhe komponentë aromatikë, fiksativë dhe tretësish, që përdoren për t’i dhënë njerëzve, objekteve dhe ambienteve të të jetuarit një aromë të këndshme.
Prodhimi modern i parfumeve ka filluar në fund të shekullit të 19-të me sintezën komerciale të komponentëve aromatikë, si vanilje dhe kumarinës, që mundësojnë krijimin e parfumeve me aroma të paarritshme më parë, vetëm nga komponentë natyralë aromatikë.