Vetitë kurative të vajit të bajameve njihen qysh në antikitet, për mbrojtjen e përgjithshme të trupit, por edhe në ushqim. Është i pasur me proteina bimore, vitaminë А, B1, B2, B6 dhe vitaminë Е. Po ashtu përmban edhe tre lloje acidesh yndyrore Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9. Vaji i bajameve përftohet nga ekstraktet e fryteve të thata të bajames. Përdorimi i tij në kozmetikë është i shumëllojshëm. Është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, kujdesin e flokëve dhe të thonjve, si edhe është vaji bazik për masazhe dhe aromaterapi. Përdoret dhe për kujdes e përditshëm të fytyrës, pasi që nuk i mbyll poret. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, qetëson infektimet, djegiet, ekzemat dhe psoriazën. . Mund të shkaktojë në raste të rralla alergji, prandaj edhe mund të përdoret për kujdesin e lëkurës së bebeve. E shpejton rritjen e flokut dhe ndihmon në rinovimin e flokut, pasi që është i pasur me А. Përveç se i jep lagështi, ushqen dhe e mbro lëkurën, e bën të butë dhe të mëndafshtë, ngadalëson plakjen si edhe e përmirëson tonin. Ky vaj përdoret më shpesh për maska, por luan edhe një rol të veçantë në aromaterapi, pasi që përdoret si bazë për aplikimin e vajrave të ndryshme aromatikë, që mund ta irritojnë lëkurën, nëse aplikohen të vetëm. Për shkak të përbërjes së vet depërton me lehtësi në shtresat më të thella të muskujve, me cka i zbut dhe e forcon lëkurën, i relakson muskujt e tendosur dhe e rinon trupin.