1,200.00 ден
Quhet “Pema e jetës” vaji i arganit është antioksidues, përmban vitaminat C dhe E, të cilat e bëjnë lëkurën më të shëndetshme dhe më të bukur. Përmban vitaminë Е dhe acide yndyrore esenciale. Është i shkëlqyer si përbërës shtesë në kremra, për shkak të bollëkut me acide yndyrore që kanë ndikim të madh tek toni i lëkurës. Vaji i arganit e rregullon sekretimin e sebumit dhe i shëron aknet dhe shenjat e shkaktuara nga aknet , pasi që përthithet me lehtësi nga lëkura dhe i jep shkëlqim, butësi dhe shëndet. Vaji i arganit e rregullon vlerën pH të lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen nga faktorët që mund të shkaktojnë dëmtime të pariparueshme.
Gjalpi Shea është i pasur me acide yndyrore që janë esenciale për hidratimin e epidermës dhe për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, bashkë me vitaminat А dhe Е, sasi të lartë të proteinave dhe mineraleve. Gjalpi ka veprim regjenerues, por është edhe efikas në luftën kundër rrudhave, ruan lagështinë e lëkurës, mbron nga rrezet UV dhe ndikimin negativ i mjedisit. Më efikase është tek lëkurat e thata dhe të irrituara.
Vaji i jojobës përdoret tradicionalisht në kurimin e plagëve, çarjeve, lythave dhe shenjave.. Përmban koncentrim të lartë të vitaminës Е, vitaminave B kompleks, si edhe minerale – silic , krom, bakër dhe zink. Vitamina Е, si një antioksidant i fuqishëm e ushqen lëkurën dhe është përgjegjës për elasticitetin e saj dhe butësinë, fortësinë e indit lidhës dhe i ngadalëson shenjat e plakjes.
Rregullon sebumin tek lëkurat me yndyrë. Struktura e vajit të jojobës i ngjason sebumit natyror dhe për këtë arsye është ideal për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar, nuk i mbyll poret, e zbut lëkurën e i jep shkëlqim dhe pamje rinore. Po ashtu ndihmon edhe në shërimin e akneve
Vaji i makadamit përmban 60% acid oleik, 19% acid palmitik, 2,8% acid linoleik, 6% omega 3 dhe 6 acide yndyrore dhe vitaminat А, B1 dhe B2. Falë acidit palmitik, që është shumë i ngjashëm me sebumin tonë të lëkurës, vaji është ideal dhe tejet kompaktibil për trajtimin e saj. Lëkura jonë e absorbon me lehtësi dhe shpejtësi të pabesueshme, për shkak se e njeh dhe arrin të ruajë elasticitetin e vet natyral. Është e përshtatshme sidomos për lëkurat e thata, të ndjeshme dhe të dehidratuara dhe ka ndikim të madh “anti-age”.
Smil është një bimë magjike që përmban sasi të lartë kolagjeni, i cili nuk lejon shfaqjen e rrudhave, edhe prandaj quhet edhe i pavdekshëm. E përmirëson mikroqarkullimin tek lëkura, vepron si antiseptik dhe revitalizues. Francezët e quajnë “immortelle”(e pavdekshme ) nga e cila përftohet një nga vajrat eterikë më të kushtueshëm në botë që përdoret me shekuj për heqjen e rrudhave, sprijave dhe njollave.