600.00 ден
Tretman i sigurt dhe efektiv për lëkura të prirura drejt psoriazës, ekzemës dhe skuqjes. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe nuk shkakton reagim alergjik. E kthen gjendjen normale të epidermës, pasi që vepron si antibakterial tek qeliat e infektuaraa dhe e ruan lagështinë e lëkurës. Neem njihet si bimë indiane, që përdoret për shërim për më shumë se 5000 vjet. Për shkak të fuqisë së saj çudibërëse njihet kudo në botë dhe në Indi konsiderohet si dru i shenjtë. Përbërja kimike e vajit të nemit është shumë e komplikuar dhe përfshin triterpene, limonoide, nonterpenoide, hexanortriterpenoide, pentattriterpenoide.
Përbërësi më i rëndësishëm aktiv i vajit të nemit është azadirachitin, e cila ka veti anti parazitare, anti bakteriale, antivirusale dhe insekticidale, të cilat parandalojnë dhe shërojnë shumë sëmundje të shkaktuara nga mikroorganizmat.
-parandalon infeksionet e lëkurës
-përshpejton shërimin e plagëve
-ndihmon tek aknet, psorioza dhe ekzema
-i zbut të gjitha llojet e irritimeve të lëkurës, kruarje, ënjtje, reagimet alergjike dhe infektimet e lëkurës.
Vaji i kërpit (Cannabis sativa L.) ka fuqi të pabesueshme shëruese dhe që aplikohet në shumë
sëmundje serioze të lëkurës. Efekti i THC e vendosur në formën e kremit jep efekt në relaksimin e muskujve, redukton dhimbjet, nxit qarkullimin dhe ndihmon në lëkurat e thata atopike dhe ato të prirura drejt psoriazës.
Kremi aplikohet dy herë në ditë, në një periudhë prej një muaji. Nuk ka kontraindikacione.
E përshtatshme për burra, gra dhe fëmijë. Jepet pa recetë mjeku..
Përbërja: Vaj kërpi, vaj neem, vaj shea, Lanolin, glicerinë, pentavitin, olivem 1000, cetiol c5, geogard 221, C, Е vitaminë.