Për prodhimin e sapunëve DANINI përdorim vajra bimorë (kokos, ulliri, palme dhe ricini ), hidroksid natriumi (NaOH) dhe ujë të distiluar. Përdorim procesin e ftohtë të sapunifikimit (SAPUNIFIKIM). Në vetë procesin e prodhimit, soda si një bazë e fortë reagon me acidet yndyrore të vajrave. Produkt i këtij reaksioni janë sapuni, glicerina dhe uji. Me kalimin e kohës uji avullon gjatë procesit të tharjes së sapunit (tharja zgjat nga 4 deri në 6 javë). Në fund të procedurës , përpara se sapuni të dredhet në kallëpin adekuat, shtojmë në të bimë (kumak, hithër ), mjaltë livadhi, argjilë jeshile, karbon aktiv, kafe, pigmente minerale, vitaminë Е, mëndafsh natyral, vajra eterikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e sapunit, paraqitja e tij, si edhe të pasurohet me konservues natyralë dhe antioksidantë.
Baza në reaksion me acidin jep kripë. Kështu, sapuni, sipas përbërjes së vet kimike është Kripë. Produkti final nuk përmban as sodë, as vajra, përveç se kur lihet një përqindje e tepërt vajrash për të rritur kujdesin ndaj lëkurës. Të gjithë përbërësit që i shfrytëzojmë në përpunimin e sapunëve janë natyrë, përveç NaOH (hidroksidi i natriumit ) pa të cilin nuk mund të bëhet sapuni. Glicerina mbetet në sapun. Ajo është humektant, që do të thotë se e tërheq ujin, përkatësisht mundëson që të ruhet hidratimi i lëkurës tonë.