Në industrinë kozmetike dhe farmaceutike, por edhe në shkencë nuk ekziston një definicion i pranuar nga të gjithë për atë se çfarë është kozmetika natyrale dhe organike. Prandaj do t’ju tregojmë për DANINI KOZMETIKA NATYRALE që përfaqëson kozmetikën natyrale dhe organike. Preparatet natyrale kozmetike janë prodhuar ekskluzivisht nga vajra natyrale si : argan, kokos, palme, ulliri, jojoba, makadama, vaji i bërthamave të rrushit, ricinit, avokados, bajameve, gjalpit shea dhe gjalpit të kakaos.
Kozmetike natyrale dhe organike nuk përdor preparate të përftuara nga yndyra shtazore, përveç mjaltit. Përbërësit me origjinë joorganike që i përdorim janë hidroksidi i natriumit (soda) dhe pigmentet minerale. Kozmetika natyrale e DANINI nuk përdor ngjyrues artificialë, aroma, apo mjete konservimi. Në vend të tyre përdorim pigmente minerale, vajra eterikë dhe procese që mundësojnë që produktet tona t’i ruajnë të gjitha vetitë e tyre për një periudhë të caktuar (më të shkurtër sesa preparatet industriale kozmetike) dhe të mundësojnë efekt maksimal natyral mbi lëkurën tuaj, trupin dhe shpirtin. Me fjalë të tjera produktet tona kozmetike prodhohen nga burime natyrale, të kontrolluara dhe të përdorura me shekuj në ushqim dhe mjekësi, duke përdorur një numër të vogël procesesh të përzgjedhura, të cilat nuk i transformojnë karakteristikat natyrale dhe të dobishme të vajrave. .