Avokadoja është një frut i kultivuar nga Actekët në Amerikën Qendrore përpara pesëqind vjetësh para erës sonë. Sot, prodhuesi më i madh në botë është Meksika.
Avokadoja prodhon fryte gjatë të tërë vitit. Vaji i avokados përftohet nga përpunimi i ftohtë i tulit të frytit. Ka nivele të ulta të aciditetit dhe produkteve oksiduese, si edhe e ruan koncentrimin e lartë të vitaminës Е. Përbërja kimike është shumë e ngjashme me atë të vajit të ullirit. Është shumë i pasur me acide yndyrore mono të pangopura (82%) me të cilat lidhen vetitë terapeutike kryesore të vajit. Vaji i avokados përdoret në kulinari dhe kozmetikë.
E kontrollon dhe e ndryshon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e mbron sistemin kardiovaskular. Vaji përmban sasi të mëdha të acidit oleik i cili e frenon absorbimin e kolesterolit dhe të triglicerideve , si edhe parandalon kalimin e yndyrave të dëmshme nëpër gjak. Ndalon procesin e arteriosklerozës dhe formimin e pllakëzave.redukton kolesterolin LDL dhe trigliceridet, si edhe e rrit kolesterolin HDL.
Avokadoja ka koncentrim të lartë të omega 3 – vepron kundër inflamacioneve dhe kundër depresionit. Po ashtu përmban në nivel të lartë fibra të absorbueshme – sasinë më të madhe në krahasim me llojet e tjera të frutave me çka e përmirëson shëndetin e zemrës dhe të sistemit të tretjes. Niveli i lartë i vitaminave E,D dhe A – e redukton rrezikun nga tensioni i lartë, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjes Alzhajmer dhe të disa karcinomeve. Për shkak të nivelit të rëndësishëm të luteinës – i mbron edhe sytë nga rrezet UV dhe parandalon degjenerimin makular që shkakton dobësimin e shikimit.
Ka efekt specifik antioksidues – vaji i avokados mund të shkatërrojë radikalet e lira tek mitohondrite, që nuk ndodh me asnjë antioksidans tjetër. Mitohondrat janë organelet që krijojnë energjinë për të gjitha proceset e organizmit dhe nëse dëmtohen shkaktojnë shfaqjen e shpejtë të sëmundjeve dhe plakjen e përshpejtuar.
Përdoret në industrinë kozmetike për trajtimin e lëkurës dhe flokut.
Depërton jashtëzakonisht fuqishëm deri tek vermisi. Ka fuqi të madhe hidratuese, zbutëse dhe regjeneruese. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe sidomos për lëkurën e thatë. Ndihmon për trajtimin e të gjitha sëmundjeve të lëkurës – ekzemë, psoriazë, rozakea, akne, njollat e plakjes.
SPF 4-15 – e mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB.
Për flokët – depërton fuqishëm në rrënjët dhe fijet e flokëve, rigjeneron strukturën e flokut, e hidraton, jep shkëlqim , e përmirëson cilësinë e flokut (me përdorimin e rregullt ), përshpejton rritjen e flokut, i rigjeneron fundet e fijeve të flokut dhe parandalon rënien. Mbron nga dëmtimet që shkaktohen në temperatura të larta (arsyeja më e shpeshtë e cilësisë së dobët të flokut ).Mbron nga rrezet UVA dhe UVB.