300.00 ден
Ky vaj kontribuon në kurimin e dermatitit, akneve, rrudhave, lëkurës së thatë dhe të dëmtuar, njollave, djegieve, etj.
Ngjyrosja e flokëve shkakton dëmtimin e tyre, e bën të dobët dhe i merr butësinë dhe shkëlqimin. Vaji i arganit do të parandalojë dëmtimin e flokut dhe po ashtu do të vazhdojë edhe jetëgjatësinë e bojës. Është i pasur me omega 3 dhe omega 9 acide yndyrore, me të cilat e ushqen flokun nga rrënja e deri tek majat. E përmirëson fortësinë e fijes, parandalon plasaritjen qimeve.
Vaji i bajameve është i pasur me vitaminë А, e përshpejton rritjen e flokut dhe ndihmon në rinovimin e qimes. Përveç se i jep lagështirë, ushqen dhe mbron lëkurën, e bën të butë si mëndafsh, e ngadalëson plaken dhe e përmirëson tonin.
Vaji i avokados depërton thellë në shtresat e qimes, e rinovon strukturën e flokut, e hidraton, jep shkëlqim dhe e përmirëson cilësinë e flokut (me përdorim të rregullt ), e përshpejton rritjen e flokut, i rinovon fundet, parandalon rënien.
Vaji i ricinit quhet ari i lëngshëm për flokun. Jo vetëm që i jep flokut një paraqitje të shëndetshme , por e përmirëson edhe teksturën, përshpejton rritjen dhe ka ndikim të mirë në të. Është i trashë, në
ngjyrë të artë dhe përfitohet nga përpunimi i ftohtë i fryteve të bimës së ricinusit.
Gjalpi Shea përdoret në industrinë kozmetike. Përdoret si përbërës i qumështit të trupit, sapunëve, kremrave për fytyrë, losioneve dhe regjeneratorit të flokëve, por gjithsesi që efikasitetin më të madh e ka tek produktet për lëkurën e thatë. Po ashtu është efikas në regjenerimin e flokut, praktik dhe i domosdoshëm për çdo grua që dëshiron flokë të shëndetshëm dhe të mirëmbajtur.
Vaji i kokosit është një prej nutrientëve më të mirë natyralë për flokun. Ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre, e rigjeneron flokun, duke mundësuar mbrojte maksimale dhe shkëlqim të veçantë.
Vaji i ullirit është gjithashtu një dhuratë e natyrës dhe aleati më i mirë kundër zbokthit dhe fundeve të djegura të flokëve. Vaji i ullirit është produkti më i mirë i natyrës që mund t’ja lejojmë lëkurës dhe trupit tonë. Mjet i fuqishëm për trupin, për lëkurë si mëndafsh dhe flokë si zanë.