Vaji i arganit quhet “Pema e jetës” vaji i arganit është antioksidans, përmban vitaminat C dhe E, të cilat e bëjnë lëkurën më të shëndetshme dhe më të bukur. Përmban vitaminë Е dhe acide yndyrore esenciale. Është i shkëlqyer si përbërës shtesë në kremra, për shkak të bollëkut me acide yndyrore që kanë ndikim të madh tek toni i lëkurës. Vaji i arganit e rregullon sekretimin e sebumit dhe i shëron aknet dhe shenjat e shkaktuara nga aknet , pasi që përthithet me lehtësi nga lëkura dhe i jep shkëlqim, butësi dhe shëndet. Vaji i arganit e rregullon vlerën pH të lëkurës dhe ndihmon në mbrojtjen nga faktorët që mund të shkaktojnë dëmtime të pariparueshme. Gjalpi Shea është i pasur me acide yndyrore që janë esenciale për hidratimin e epidermës dhe për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, bashkë me vitaminat А dhe Е, sasi të lartë të proteinave dhe mineraleve. Gjalpi ka veprim regjenerues, por është edhe efikas në luftën kundër rrudhave, ruan lagështinë e lëkurës, mbron nga rrezet UV dhe ndikimin negativ i mjedisit. Më efikase është tek lëkurat e thata dhe të irrituara.