500.00 ден
Ky vaj mundëson kurimin e dermatitit, akneve, rrudhave, lëkure të thatë dhe të dëmtuar, njolla, djegie, e tj.
VAJI I BAJAMEVE
Vetitë kurative të vajit të bajameve njihen qysh në antikitet, për mbrojtjen e përgjithshme të trupit, por edhe në ushqim. Është i pasur me proteina bimore, vitaminë А, B1, B2, B6 dhe vitaminë Е. Po ashtu përmban edhe tre lloje acidesh yndyrore Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9.
Vaji i bajameve përftohet nga ekstraktet e fryteve të thata të bajames. Përdorimi i tij n kozmetikë është i shumëllojshëm. Është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, kujdesin e flokëve dhe të thonjve, si edhe është vaji bazik për masazhe dhe aromaterapi.
Përdoret dhe për kujdes e përditshëm të fytyrës, pasi që nuk i mbyll poret. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, qetëson infektimet, djegiet, ekzemat dhe psoriazën. Mund të shkaktojë në raste të rralla alergji, prandaj edhe mund të përdoret për kujdesin e lëkurës së bebeve. Përveç se i jep lagështi, ushqen dhe e mbro lëkurën, e bën të butë dhe të mëndafshtë, ngadalëson plakjen si edhe e përmirëson tonin. Ky vaj përdoret më shpesh për maska, por luan edhe një rol të veçantë në aromaterapi, pasi që përdoret si bazë për aplikimin e vajrave të ndryshme aromatikë, që mund ta irritojnë lëkurën, nëse aplikohen të vetëm.
Për shkak të përbërjes së vet depërton me lehtësi në shtresat më të thella të muskujve, me c’ka i zbut dhe e forcon lëkurën, i relakson muskujt e tendosur dhe e rinon trupin.
VAJI I KOKOSIT
Vaji i kokosit përbëhet nga rreth 50% acid larik, që është pikërisht ky acid që gjendet tek qumësht i gjirit dhe që përbën burimin tjetër të vetëm të njohur të acidit larik. Ky përbërës, që i jep vajit të kokosit veti antivirusale, antimykore dhe antibakterike është edhe i dobishëm edhe për përdorim të jashtëm. Vaji i kokosit vepron si krem efikas për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë dhe të plasaritur. E ngadalëson shfaqjen e rrudhave, varjen e lëkurës dhe plakjen e parakohshme, ndihmon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë psoriazën, dermatitin, ekzemën si edhe infeksione të tjera të lëkurës.
Vaji i avokados (Persea americana)
Avokadoja është një frutë e kultivuar nga Actekët në Amerikën Qendrore përpara pesëqind vjetësh para erës sonë. Sot, prodhuesi më i madh në botë është Meksika. Avokadoja prodhon fryte gjatë të tërë vitit. Vaji i avokados përftohet nga përpunimi i ftohtë i tulit të frytit. Ka nivele të ulta të aciditetit dhe produkteve oksiduese, si edhe e ruan koncentrimin e lartë të vitaminës Е. Përbërja kimike është shumë e ngjashme me atë të vajit të ullirit. Është shumë i pasur me acide yndyrore mono të pangopura (82%) me të cilat lidhen vetitë terapeutike kryesore të vajit. Depërton jashtëzakonisht fuqishëm deri tek vermisi. Ka fuqi të madhe hidratuese, zbutëse dhe regjeneruese. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe sidomos për lëkurën e thatë. Ndihmon për trajtimin e të gjitha sëmundjeve të lëkurës – ekzemë, psoriazë, rozakea, akne, njollat e plakjes.
SPF 4-15 – e mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB
Vaji i bërthamave të rrushit
Përdoret si ilaç në mjekësi dhe në kozmetikë. Vaji i bërthamave të rrushit përmban acid linoleik, acid olieik, acid palmitik, acid stearik, vitaminë, Е, vitaminë А, omega-9, omega-6 и omega-3, acide yndyrore. Ndërsa në kozmetikë, vaji i bërthamave të rrushit përdoret për lëkurën e fytyrës, për t mbajtur me shkëlqim dhe të butë. Ky vaj mundëson shërimin e dermatitit, akneve, heqjen e rrudhave, për lëkurë të dëmtuar, të thatë, njolla, djegie, e tj.