250.00 ден
Sapun natyral i prodhuar me dorë me hithër
Hithra është një bimë e çmuar e cila përmban shumë flavonoide, sterile, klorofil, kripëra minerale (kalcium, kalium, fosfor, hekur ), vitaminë C dhe provitaminë А.
Përveç se në ushqim, përdoret edhe në kozmetikë, ka veti anti inflamatore dhe antibakteriale dhe e frenon zhvillimin e baktereve dhe infektimin e lëkurës.
E rregullon sebumin dhe e forcon flokun.
Vaji eterik i rozmarinës stimulon rritjen e flokut dhe e rigjeneron. I jep shkëlqim flokut, ndihmon largimin e zbokthit dhe e redukton rënien dhe zbardhjen e flokut.
Vaji eterik i eukaliptit është analgjetik natyral, aromaterapi e shkëlqyer për trupin dhe kyçet. Ky sapun është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe flokut të shkurtër. Sapun natyral i punuar me dorë nga vajra bimorë, Kokos, Palme, Ulliri dhe Ricini, gjethe të grimcuara hithre, mëndafsh natyral, Е-vitaminë, Vaj eterik i Rozmarinës dhe Eukalipti.
E pastron dhe hidraton lëkurën e trupit pa e dëmtuar lagështinë natyrale.
Nuk përmban aroma sintetike, ngjyrues dhe aditivë.
Kontrolli kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pesha neto: 140gr