PREKENI NATYRËN


Danini përpiqet që ta sjellë natyrën në çdo shtëpi, përmes produkteve të veta. Përdorini produktet tona dhe dhuroni kujdesin më të mirë për shëndetin e lëkurës tuaj..
 

Rrëfimi ynë

Si familje, një periudhë të caktuar, ne nuk ishim të vetëdijshëm sesa i vlefshëm është zanati (sapuni) i paraardhësve tanë. Më treguan se gjyshja ime bënte sapunë. I prodhonte në formë artizanale, nga yndyra shtazore dhe dhjami. Këtë e mësoi dhe e trashëgoi edhe ime më. Mbaj mend kur fillova që të përdor sapunët që i kishte bërë nëna ime disa vite më parë. Edhe pas kaq kohësh ato mund të përdoreshin ende, ndonëse nuk kishin as aromë dhe as ndonjë përbërës bimor. Sapunët i përdornim për disa raste dhe të gjithë në familje kishim lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Në atë periudhë nuk kisha qëllim që të merresha me prodhimin e sapunit. Por u përballëm menjë sërë problemesh serioze me lëkurën tek fëmijët tanë. Kur i përdornim sapunët komercialë në lëkurën e tyre shfaqeshin njolla të kuqe dhe kruarje, menjëherë pas çdo larje me sapun. Kjo ndodhte, besoni, si rezultat i lëndëve agresive të artikujve të higjienës personale, të cilat deklaroheshin si për bebe, por në fakt ishin të mbushura me kimikate.

Prandaj vendosa që të hulumtoj sesi mund të prodhohet sapuni me aromë dhe ngjyrë të bukur, por që të mos jetë detergjent ashtu si sapunët industrialë. Frekuentova disa trajnime të specializuara për prodhimin e sapunëve natyrale dhe të kozmetikës natyrale. Kur isha gati prodhova disa copë dhe pas një periudhe përdorimi nga pjesëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë, mora mbështetje maksimale për të themeluar brendin Danini. Brend ky me të cilin krenohemi.

Po ashtu jam shumë e vetëdijshme se për shkak të mënyrës së shpejtë të të jetuarit dhe luftës për një jetë më të mirë shpesh harrojmë se shëndeti ynë dhe shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritare. Për të pasur shëndet të mirë është shumë e rëndësishme sesi ushqeheni. Por po aq e rëndësishme është edhe sesi kujdeseni për higjienën e trupit tuaj. Ajo duhet të jetë e përditshme, pasi që bëhet fjalë për organin më të madh të njeriut – LËKURËN.

Prandaj edhe vendosa që të njësoj së bashku diturinë, shëndetin dhe ngjyrat natyrale, bimët dhe aromat e Maqedonisë sonë të bukur.

Që në bankat e shkollës në lëndën e kimisë mësonim se sapunët përftohen duke përzier yndyra dhe vajra bimore dhe shtazore në tretësirë alkale. Yndyrat dhe vajrat përbëhen nga trigliceridet, tre molekula të acideve yndyrore të vendosura në një molekulë glicerine.

Në vetë procesin e prodhimit, soda si një bazë e fortë reagon me acidet yndyrore të vajrave. Produkt i këtij reaksioni janë sapuni, glicerina dhe uji. Me kalimin e kohës uji avullon gjatë procesit të tharjes së sapunit (tharja zgjat nga 4 deri në 6 javë). Në fund të procedurës , përpara se sapuni të dredhet në kallëpin adekuat, shtojmë në të bimë (kumak, hithër ), mjaltë livadhi, argjilë jeshile, karbon aktiv, kafe, pigmente minerale, vitaminë Е, mëndafsh natyral, vajra eterikë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e sapunit, paraqitja e tij, si edhe të pasurohet me konservues natyralë dhe antioksidantë.

Sapuni, sipas përbërjes së vet kimike është kripë. Produkti final nuk përmban as sodë, as vajra, përveç se kur lihet një përqindje e tepërt vajrash për të rritur kujdesin ndaj lëkurës. Nga ana tjetër, glicerina, si një humektant e tërheq ujin, përkatësisht mundëson që të ruhet hidratimi i lëkurës tonë.

Sapunët e prodhuar në formë artizanale i përpunojmë që në vitin 2015.

PËRZEMËRSISHT, E JUAJA Daniela


about-BG

Çfarë na udhëheq në punën tonë?

Misioni ynë është aksesi tek produktet e shëndetshme kozmetike për çdo familje, përmes së cilës do të ndikojmë në vetëdijesimin dhe shëndetin e klientëve tanë. Klientët tanë të kënaqur janë edhe klientë të shëndetshëm.


about-BG

Ku e shohim veten në të ardhmen

Misioni ynë është që t’ia afrojmë sa më pranë natyrës dhe produkteve organike kozmetike klientët tanë, përmes rritjes së vetëdijesimit për shëndetin dhe mënyrat e shfrytëzimit të përbërësve natyrorë në produktet tona. Danini, pa kushte, ashtu si edhe deri tani, do të shpërndajë eksperiencën e vet përmes produkteve të saj, me qëllim që të përmirësojë kualitetin e shëndetit të klientëve të saj, por edhe më gjerë.

about-BG