Ricini është një prej helmeve më të forta në botë, por vaji i tij nuk është aspak toksik. Në të vërtetë është kurativ. Përfitohet nga bima e ricinit (lat. Ricinus communis). Për shkak të vetive shëruese që ka emri popullor është “pëllëmba e Krishtit”. Në shekuj është përdorur për qëllime të ndryshme. Për shembull, në Greqi është përdorur si vaj trupi dhe për të përshpejtuar zgjatjen e flokut.
Por ajo që e bën të veçantë është acidi i rrallë ricinik, prej të cilit ky vaj është tejet kurativ. Acidi ricinik gjendet vetëm në këtë vaj si edhe në disa lloje të veçanta kërpudhash. Për shkak të koncentrimit të lartë të këtij acidi në përbërjen e tij vaji i ricinit përmban veti të fuqishme anti-mikrobiologjike dhe anti inflamatore.
Përveç se në kurimin e sëmundjeve, vaji përdoret edhe në kozmetikë, për shkak të koncentrimit të lartë të vitaminës Е. Karakteristikat e veta hidratuese e bëjnë ideal për lëkurën dhe flokun e thatë.
Vaji i ricinit quhet ari i lëngshëm për flokun. Jo vetëm që i jep flokut një paraqitje të shëndetshme, por e përmirëson edhe teksturën, përshpejton rritjen dhe ka ndikim të mirë në të. Është i trashë, në ngjyrë të artë dhe përfitohet nga përpunimi i ftohtë i fryteve të bimës së ricinusit.
Ndihmon në eliminimin e akneve dhe puçrrave, e pastron dhe hidraton lëkurën. Përdorimi i rregullt i tij po ashtu parandalon rënien e flokut dhe eliminon zbokthin.