Njihet më pak sesa vajrat e tjerë, si argani, jojoba, apo kokosi, edhe pse vaji i makadamit ka veprim të pabesueshëm revitalizues për lëkurën dhe flokun, si edhe për të tërë organizmin, nëse konsumohet. Përftohet nga frytet e pemës që rritet në Australi dhe është zbuluar nga aborixhinët para 500 vjetësh.
Përmban 60% acid oleik, 19% acid palmitik, 2,8% acid linoleik, 6% omega 3 dhe 6 acide yndyrore dhe vitaminat А, B1 dhe B2 – mbrojtësit e qarkullimit të duhur dhe të sistemit limfatik.
Falë acidit palmitik, që është shumë i ngjashëm me sebumin tonë të lëkurës, vaji është ideal dhe tejet kompaktibil për trajtimin e saj. Lëkura jonë e absorbon me lehtësi dhe shpejtësi të pabesueshme, për shkak se e njeh dhe arrin të ruajë elasticitetin e vet natyral. Është e përshtatshme sidomos për lëkurat e thata, të ndjeshme dhe të dehidratuara dhe ka ndikim të madh “anti-age”.
Vaji i makadamit është tejet efikas dhe funksional, kur bëhet fjalë për bukurinë, shëndetin dhe kujdesin e flokut. Është shpëtim për flokun e thatë, të dëmtuar dhe pa shkëlqim, falë edhe përqindjes së lartë të vitaminës Е në vetë vajin, që ndihmon keratinën në qime dhe kështu e përshpejton regjenerimin e flokut. E ushqen flokun në thellësi. Duke pasur parasysh që vaji në formë aktive he efikase e revitalizon flokun, fijet rriten shpejt dhe janë më të shëndetshme. Floku revitalizohet komplet, zhduket efekti i flokut të thatë, të shpërndarë dhe si jep shumë shkëlqim.