Vaji i kokosit përbëhet nga rreth 50% acid larik. Është pikërisht ky acid që gjendet tek qumësht i gjirit dhe që përbën burimin tjetër të vetëm të njohur të acidit larik. Ky përbërës, që i jep vajit të kokosit veti antivirusale, antimykore dhe antibakterike është edhe i dobishëm edhe për përdorim të jashtëm.
Vaji i kokosit vepron si krem efikas për të gjitha llojet e lëkurës, e ngadalëson shfaqjen e rrudhave, varjen e lëkurës dhe plakjen e parakohshme. Ndihmon edhe në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, duke përfshirë psoriazën, dermatitin, ekzemën si edhe infeksione të tjera të lëkurës.
Vaji i kokosit është një prej nutrientëve më të mirë natyralë për flokun. Ndihmon në rritjen e shëndetshme të tyre, e rigjeneron flokun, duke mundësuar mbrojte maksimale dhe shkëlqim të veçantë.