Fryti jojoba (simmondsia chinensis) përbëhet nga një kapsulë në ngjyrë jeshile, e cila kur të piqet (nga 3 deri në 6 muaj nga çelja) ndahet dhe lëshon një bërthamë të kaferremtë, me madhësinë e një ulliri. Bërthamat e pemës së jojobës janë burimi i vajit të cilësisë së lartë (dyllë i lëngshëm), që përdoret për qëllime të ndryshme, megjithëse më mirë vepron tek lëkura, duke e bërë të shëndetshme dhe të bukur.
Vaji i jojobës karakterizohet nga viskoziteti i madh, konstante dielektrike dhe qëndrueshmëri e lartë. Vaji është i pasur me acide yndyrore C20 dhe C22. Shumë shekuj më parë Indianët e kanë përdorur vajin e jojobës në ushqim, por e kanë përdorur edhe si medikament për shërimin e djegieve, irritimet dhe ndryshimet e lëkurës, skalpit dhe flokëve.
Mbledhja dhe përpunimi i bërthamave të pemës së jojobës ka filluar në vitin 1970, që shënohet edhe si fillimi i prodhimit të këtij vaji. Sot, vaji i jojobës përdoret më shpesh në industrinë kozmetike, sidomos për mirëmbajtjen e një lëkure të shëndetshme.
Vaji i jojobës përdoret tradicionalisht në kurimin e plagëve, çarjeve, lythave dhe shenjave.. Përmban koncentrim të lartë të vitaminës Е, vitaminave B kompleks, si edhe minerale – silic , krom, bakër dhe zink. Vitamina Е, si një antioksidant i fuqishëm e ushqen lëkurën dhe është përgjegjës për elasticitetin e saj dhe butësinë, fortësinë e indit lidhës dhe i ngadalëson shenjat e plakjes.
Struktura e vajit të jojobës i ngjason sebumit natyror dhe për këtë arsye është ideal për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar, nuk i mbyll poret, e zbut lëkurën e duarve dhe shputave të këmbës, i jep shkëlqim dhe pamje rinore. Po ashtu ndihmon edhe në shërimin e akneve.