Vaji i bërthamave të rrushit përmban acid linoleik, acid olieik, acid palmitik, acid stearik, vitaminë Е, vitaminë А, omega-9, omega-6 и omega-3, acide yndyrore.
Vaji i bërthamave të rrushit përthithet me lehtësi në lëkurë, duke e hidratuar dhe ushqyer atë.
E përmirëson prodhimin e kolagjenit. Vaji i bërthamave të rrushit është i pasur me komplekse oligomerike të cilat e rinovojnë kolagjenin në lëkurë. Është e mjaftueshme që ta aplikoni në mbrëmje, përpara se të flini dhe dallimin mund ta vëreni menjëherë kur të zgjoheni në mëngjes. Pas disa përdorimesh lëkura juaj do të jetë krejtësisht si e rilindur dhe e tendosur.
Ky vaj natyral balancon vlerën pH në lëkurë dhe rikthen lagështirë e humbur. Mund të përdorni edhe produkte me bazë nga vaj, ose ta përdorni në formë të pastër për tonifikimin e lëkurës dhe shkëlqim ekstra të saj.
Vaji i bërthamave të rrushit do të reduktojë edhe inflamacionet e lëkurës, do të parandalojë shenjat dhe njollat e krijuara nga aknet.